Aktualitet

Protestat e fermerëve grekë, aksi Kakavijë-Janinë bllokohet sërish!

Protestat e fermerëve në Greqi do të vijojnë edhe këtë të shtunë, duke sjellë bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare, bllokimi prek kryqëzimin e fshatit Kallpaq, nga ora 19:00 deri më 22:00 (me orën greke). Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë njofton se informacioni është marrë përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit me Policinë Kufitare Greke dhe u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim. Gjithashtu, sugjerohet që udhëtimet të planifikohen në orare të tjera të ditës për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në qarkullim.

Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.