Aktualitet

Protestë para Kryeministrisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Dhjetëra artistë dhe qytetarë marshuan sot mbrëmjen e sotme përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke protestuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Me pankarta “Mbro Teatrin”, “Pa Teatër, pa MSA, s’ka Evropë”, protestuesit marshuan paqësisht në shesh deri përpara selisë së Kryeministrisë. Kuvendi e ka miratuar tashmë ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit.Më herët edhe Kryedemokrati Basha tha se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë me çdo mjet shembjen e Teatrit.