Aktualitet Politikë

Sali Berisha kërkon shkrirjen e Parlamentit, por a do ta djegë mandatin e tij?

Sali Berisha dhe deputetët demokratë hynë në Kuvendin e Shqipërisë nga pjesa e pasme e godinës, ndërsa në hyrje vijon protesta e tensionuar dhe përplasjet me policinë.

Para nisjes së seancës plenare me një rend dite të ngarkuar, kryetari demokrat deklaroi:

Sot duhet të shkrihet parlamenti.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga nëse ai vetë është i gatshëm të djegë mandatin e deputetit, kryetari demokrat nuk u përgjigj.