Bota

Protestë pro Gazës në Romë! Marshim masiv, të paktën 600 mijë pjesëmarrës!

Protestuesit pro-palestinezë u kthyen në sheshe në Romë. Stacionet e trenave ishin të mbikëqyrura, dhjetëra mjete të blindurara dhe mbi 1500 forca policore, karabinierë dhe roje bashkiake janë angazhuar për të garantuar sigurinë. Edhe këtë herë, ishte një turmë masive ajo që u mblodh në Porta San Paolo për të kërkuar “ndalimin e gjenocidit në Gaza” dhe sanksione ndaj Izraelit.

LEXO EDHE: Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Remo Girone, aktori italian i filmit ‘La Piovra’
Në protestën kombëtare të organizuar nga Lëvizja e studentëve palestinezë dhe Unioni Demokratik Arabo-Palestinez morën pjesë të gjitha organizatat sociale që këto javët e fundit kanë mbështetur misionin humanitar të “Global Sumud Flotilla”. Nga sindikatat Usb dhe Cgil, kolektivet studentore dhe universitare si Osa, Cambiare Rotta dhe Zaum. Por edhe organizatat e shoqërisë civile, përfshirë Anpi dhe Arci. “Do të jemi një milion”, kishin premtuar organizatorët në prag të marshimit nga Porta San Paolo në San Xhovani. Vëmendja e policisë ishte e përqendruar tek grupet antagoniste të ardhur nga e gjithë Italia.

Lëvizja e Studentëve Palestinezë: “Jemi gjashtëqind mijë”

“Jemi gjashtëqind mijë!” – kështu u shpreh nga makina kryesore e marshimit në Romë për Palestinën presidentja e Lëvizjes së studentëve palestinezë, Maya Issa. Deri në atë moment, numri i pjesëmarrësve kishte tejkaluar pritshmëritë, me kokën e marshimit që kishte arritur në San Xhovani, ndërsa fundi i tij sapo kishte nisur disa kilometra më larg, ku vazhdonin të mbërrinin njerëz.

Kaska, tymuese, shishe qelqi dhe sprej: identifikohen pesë të mitur nga Pisa

Pesë të mitur janë ndaluar në zonën e parkut Colle Oppio në Romë dhe janë gjetur me kaska, tymuese, shishe qelqi dhe sprej, të cilat janë sekuestruar. Të rinjtë u identifikuan nga policia dhe rezultuan të ishin nga Pisa.