Me vrap duke i bërë thirrje njëri tjetrit, protestuesit janë nisur drejt hyrjes anësore të Kuvendit.
Duket se ata janë sinjalizuar ose kanë pikasur se nga dera anësore e Kuvendit po dalin deputetë me makinat e tyre, por janë bllokuar nga policia që qëndron gardh.
Ndërkohë më herët kanë hedhur vezë dhe miell në drejtim të mjeteve, por edhe efektivëve të policisë.