Në një epokë ku perfeksioni filtrohet, kur buzëqeshja është e detyruar dhe çdo ditë duhet të jetë “produktive”, një valë e re po sfidon narrativën: pranimi i ditëve të këqija si pjesë natyrale e jetës. E quajnë “estetika e ditëve të këqija”, një filozofi e re e mirëqenies që thotë: nuk ka asgjë të keqe të mos jesh në formën më të mirë çdo ditë.
Çfarë do të thotë kjo ?
Nuk ka të bëjë me glamour apo “self-care” të kuruar në Instagram. Ka të bëjë me qetësinë për të mos bërë asgjë, për të mos performuar, për të kaluar ditë të errëta pa ndjenja faji. Ka të bëjë me lejen që i japim vetes për të ndjerë plotësisht lodhjen, trishtimin apo boshllëkun. Ky qasje nuk është dorëzim, por forma më e thellë e vetëdijes. Përmes pranimit vjen shërimi, dhe përmes pushimit të plotë, vjen rikuperimi emocional.
Çfarë thonë ekspertët?
Psikologët theksojnë se presioni për të qenë gjithmonë “mirë” është një nga faktorët kryesorë të ankthit dhe lodhjes kronike. Sipas një studimi nga University of California, përpjekja për të fshehur emocionet negative është më e lodhshme sesa përjetimi i tyre i drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se një ditë në krevat, pa larë flokët, pa hapur email-et, me syzet e diellit në shtëpi dhe një gotë ujë pranë, nuk është humbje kohe. Mund të jetë rituali yt i shërimit të heshtur.
Si të përqafojmë këtë estetikë në jetën e përditshme?
- Mos krahaso ditën tënde të keqe me ditët “perfekte” të të tjerëve në rrjete sociale
- Krijo një ambient të qetë pa ndjenja faji
- Gjej një shprehje personale për këtë ditë: shkrim, vizatim, muzikë ose thjesht heshtje
- Kujto veten: Kjo është vetëm një ditë, jo gjithë jeta jote
Nëse ka bukuri të vërtetë në jetë, ajo qëndron në autenticitet. Dhe ndonjëherë, ditët më të zymta janë ato që na japin më shumë thellësi, reflektim dhe qetësi.