Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka reaguar pas spekulimeve mbi motivet e hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar se pranimi i sfidës së mosreagimit nuk kishte lidhje me ndonjë dëshirë për ribashkim me dikë të caktuar.
Xheneta theksoi se qëllimi i saj ishte të tregonte se njerëzit që nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejt shpesh krijojnë versione të ndryshme pas shpine.
Ajo theksoi gjithashtu se nuk është futur në shtëpi për të riparuar marrëdhënie, duke përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.
Nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim
– shprehet Xheneta, duke theksuar se ka vazhduar përpara në jetën e saj private dhe është shkëputur nga të gjitha ngjarjet e “Big Brother”.
Në fund, ajo la të kuptohet se e vërteta do të zbulohet së shpejti duke nxitur kureshtjen e ndjekësve të saj për më shumë zhvillime.