Botë e Çuditshme

Psikologët hedhin poshtë 4 mite rreth prindërimit!

Kur bëhet fjalë për fëmijët dhe rritjen e tyre, e dimë që është një ndër gjërat më të vështira dhe proces që kërkon shumë durim. Gjëja e parë që na vjen në mendje është prindërimi ideal, se si duhet vepruar në mënyrën perfekte për çdo situatë të mundshme, por ndonjëherë gjërat janë më të thjeshta nga sa duken.

E kuptojmë që prindërimi është një fazë e vështirë, por ja disa këshilla nga ekspertë që hedhin poshtë ndoshta shumë gjëra që ju mendonit se ishin të vërteta:

1. Sheqeri i bën fëmijët hiperaktiv.

Shumë prindër mendojnë se çokollatat apo sheqernat i bëjnë fëmijët e tyrë më aktiv seç duhet, por kjo nuk është e vërtetë. Është një keqkuptim që vjen nga ideja se rritja e nivelit të sheqerit në gjak na jep më shumë energji.

2. Prindërit strikt rrisin fëmijë të edukuar.

Nëse jeni shumë strikt, fëmijët tuaj nuk do t’i bëjnë gjërat sepse e kanë kuptuar si duhet, por sepse kanë frikë nga ju. Sjelljet e rrepta nuk i ndihmojnë fëmijët, por mund t’i sjellin dhe trauma atyre.

3. Duke i lavdëruar fëmijët, i bën më të zgjuar.

Në fakt mund të ndodh e kundërta, pasi ata mësohen me idenë dhe nuk punojnë më aq fort. Nëse i komplimenton fëmijët për notat e tyre, kjo gjë i bën ata të fokusohen më shumë që të duken mirë, se sa tek fakti që të mësojnë, sipas ekspertëve.

4. Mund të tregoni emocionet tuaja, fëmijët nuk i kuptojnë ato.

Prindërit mendojnë se vetëm ata arrijnë të kuptojnë nëse fëmijët e tyre janë të mërzituar apo të gëzuar, e kundërta nuk mund të ndodh. Fëmijët tuaj, jo vetëm që i kuptojnë emocionet tuaja, por edhe mund të mësojnë nga to. Pra, edhe nëse ndiheni të mërzitur apo të lodhur, përpiquni të tregoheni pozitiv në sy të tyre.