Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka publikuar listën zyrtare me lojtarët e thirrur për Final Four të Ligës së Kombeve, ku do të përballen me Francën në gjysmëfinale më 5 qershor në Shtutgart.
LEXO EDHE: E FUNDIT/ Dy lojtarë nga Superiorja, Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e qershorit!
26 lojtarë janë grumbulluar ku ndër risitë kryesore është rikthimi Gavit dhe Iskos, përveç thirrjes së Huijsen, ndërsa Rodri nuk do të jetë i disponueshëm. Gjithashtu mungojnë Brajan Zaragoza, Ferran Torres, Ajoze, Asencio, Injigo Martinez dhe Kasado, të gjithë të lënduar. Nëse fitojnë, Spanja do të luajë finalen kundër Gjermanisë ose Portugalisë në Allianz Arena në Mynih të dielën më 8.