Botë e Çuditshme

Pushimet e çiftit u shkatërruan për një arsye që nuk jua pret mendja!

Një çift ka ndarë zemërimin për pushimet pasi takuan një qenush të uritur dhe u dashuruan me të jashtë vendit. Cassie Fialho nga Lancashire, udhëtoi për në Antalia në Turqi me të fejuarin e saj më 23 qershor për një pushim.

Por pas vetëm disa ditësh, çifti i dashur pa një qen endacak që i lutej klientëve në barin në plazh për mbetje ushqimore. Labradori i zi ishte nën peshë, me shëndet të dobët dhe vuante nga një vesh i infektuar, por turistët e larguan atë nga pjatat e tyre. Cassie e mori qenushin e ri nën krahun e saj dhe e quajti Nala, frymëzuar nga Mbreti Luan, më pas luajti, e ushqehu dhe qëndroi me të në hije.

Kjo e prishi pushimin tonë sepse unë thjesht po qaja për tre ditë pasi nuk doja ta lija.

27-vjeçarja nuk mund të flinte natën duke menduar për qenushin dhe u kthye herët në mëngjes për ta gjetur atë në të njëjtin vend. Pasi foli me stafin në barin e plazhit, Cassie zbuloi se Nala ishte e pastrehë dhe kishte ardhur në plazh çdo ditë për muaj të tërë për të kërkuar mbetje. Ajo tha:

Gjëja që më shqetësoi vërtet është të mendoj se çfarë do të ndodhte kur të mbylleshin të gjitha baret e plazhit, sepse aty shkonte çdo ditë për ushqimin e saj.