Aktualitet

Që nga shtatori oficerë sigurie në të gjithë gjimnazet e Shqipërisë

Të gjithë shkollat e mesme në vend do të kenë oficer sigurie që prej shtatorit të këtij viti. Ky projekt u pilotua fillimisht në 15 shkolla në Tiranë dhe sipas Ministrisë së Brendshme ka garantuar siguri për nxënësit. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen në gjimnazin ”Petro Nini Luarasi”. Oficerët e Sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1 mujore.