Aktualitet

Qeset plastike vijojnë të përdoren, tregtarët: Nuk mund t’i hedhim!

Vazhdojnë të përdoren në tregje dhe dyqane qeset plastike të pariciklueshme dhe që kanë dalë nga përdorimi prej fillimit të korrikut në Shqipëri. Jo të gjithë subjektet tregtare i kanë vënë në përdorim qeset e reja. Tregtarët thonë se qeset e vjetra i kanë blerë dhe s’mund t’i hedhin, ndërsa ankohen edhe për koston e atyre me materiale të riciklueshme.