Qeveria britanike arriti një marrëveshje kolektive mbi bazat e marrëdhënies së ardhshme me BE, pas Brexit-it. Ministrat nënshkruan një plan për krijimin e një zonë të lirë tregtie për mallrat industriale dhe bujqësore me bllokun. Ata po ashtu mbështetën edhe modelin e një territori doganash të kombinuara. Pritet që plani, për të cilin u ra dakord pas një takimi 12 orësh, do të zemërojë shumë konservatorë pro Brexit-it.