Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qori ka prezantuar programin e taksave të partisë që drejton, duke shigjetuar edhe premtimet që kanë bërë kundërshtarët e tij politikë.
Në një video të publikuar në rrjete sociale Qori thekson se PD dhe PS rendin për t’i premtuar qytetarëve taksa sa më të ulëta për oligarkët.
“E nisi fillimisht Edi Rama duke bërë 8% tatimin mbi dividentin e korporatave të oligarkëve, dje pyetën Sali Berishën, njëherë tha 10 pastaj 8 dhe pastaj i tha një biznesmeni ça të doni ju, mbase e bën zero fare sepse janë të papërgjegjshëm.
Po ashtu ka parti të tjera sa të duash që premtojnë taksa shumë të ulëta për oligarkët 8, 9 apo 10 përqind”
Qori thekson se program i ‘Lëvizjes Bashkë’ kërkon që oligarkët të paguajnë tatim fitimi prej 20% dhe permbi këtë edhe 15% tatim dividenti. Gjithsesi masat ndaj oligarkisë sipas tij do të shkojnë më tej se taksimi.
Ai tha se do të anulojnë ligjin e investitorëve strategjikë si dhe do të hetojnë koncensionet që kanë pasuruar oligarkët.
Qori thotë se do të hetojnë lejet e ndërtimit në bregdet dhe në Tiranë, sidomos të kullave.
Sipas tij nuk do të jepen më leje ndërtimi brenda unazës së madhe dhe thotë se do të themelojnë një agjenci të pavarur antikorrupsion që do të hartojë politika parandaluese kundër konfliktit të interesit. kapjes së shtetit dhe korrupsionit