Aktualitet Live From Tirana

“Jeni shumë simpatik”/Moderatori shtang Arlind Qorin: Vishni të njëjtat palë atlete!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë kreu i Lëvizjes Bashkë, kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës, Arlind Qori. Ai ka folur më shumë për zgjedhjen për t’iu kushtuar politikës dhe çfarë shpreson ai që të ndryshojë në shoqëri…

Ronaldo: Dukeni simpatik!

Arlind: Të falënderoj, nuk ma kanë thënë shpesh këtë gjë. Çfarë nuk dëgjon njeriu në jetë!

Ronaldo: Nëse fiton zgjedhjet për t’u bërë kryebashkiak i Tiranës, mund të ma ofroje si gjë që të të ndihmoja në imazh. Mendoj që do ishte më mirë pak më shumë stil.

Arlind: Është kohë e humbur pastaj për gjëra të tjera, nga studimi, nga takimi me njerëz, nga organizimi.

Ronaldo: Ka diçka që nuk më bind, që ju këtë gjë e bëni qëllimisht. Se edhe pedagog, edhe kryetar i Lëvizjes Bashkë, me të njëjtat atlete në studio televizive të ndryshme…

Arlind: Në fakt sot kam një palë të tjera nga ato të studios, por nuk është se kam shumë…

Ronaldo: Ngjajnë shumë…

Arlind: Një palë janë bojëqielli, të tjerat janë të zeza…

Ronaldo: Kjo nuk është tentativë për t’ju vendosur në siklet, se edhe unë me rrogën time prej modesti këtu jetoj.

Arlind: Nuk më vë fare në siklet, përkundrazi. Madje është kollaj të bësh gol me penallti për veshjen time, sepse jam qëllimisht modest.