Pjesëtarët e grupit të famshëm “Queen” janë zyrtarisht më të pasurit në botë duke i’a kaluar edhe mbretëreshës Elizabeth.
Roger Taylor, Brian Mary dhe John Deacon vlejnë së bashku plot 445 milionë paund ndërkohë që mbretëresha Elizabeth ka një pasuri prej 370 milion paund.
Kjo shifër e grupit vjen sigurisht edhe pas suksesit të jashtëzakonshëm që filmi “Bohemian Rhapsody” pati në kinematë botërore.
Kujtojmë se filmi që flet mbi jetën e të ndjerit Freddie Mercury arriti të rrëmbejë më shumë “Oscar” në ceremoninë e mbajtur në shkurt.
Momentalisht “Bohemian Rhapsody” është pranë arritjes së 1 miliard dollarëve nga shitjet në kinematë botërore.