Londra mundi Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion duke u renditur qyteti më i mirë në botë për vitin 2019.
Kryeqyteti francez, Paris erdhi i dyti, ndërsa Nju Jorku është i treti dhe Tokio është i katërti.
Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019.
Faktorët ishin përballueshmëria e shtëpive dhe mundësitë për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtuara, cilësia e institucioneve kyçe, atraksionet dhe infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.
15. Boston, Shtetet e Bashkuara
14. Romë, Itali
13. Los Angeles, Shtetet e Bashkuara
12. Amsterdam, Holandë
11. Madrid, Spanjë
10. San Francisco, Shtetet e Bashkuara
9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
8. Singapori, Singapori
7. Çikago, Shtetet e Bashkuara
6. Moska, Rusi
5. Barcelona, Spanjë
4. Tokio, Japoni
3. Nju Jork, Shtetet e Bashkuara
2 – Paris, Francë
1. Londër, Mbretëria e Bashkuar