Sport

Racimi, UEFA heton Malin e Zi

UEFA vendosi të hapë një procedim disiplinor për Malin e Zi, fajtor për sjellje raciste në dëm të futbollistëve anglezë, në ndeshjen që përfaqësuesja ballkanase zhvilloi në Podgoricë ndaj ishullorëve. Ekipi vendas akuzohet për përdorim të paligjshëm të fishekzjarreve, hedhje të sendeve të forta në fushë, thyerjen e rregullave të sigurisë, por mbi të gjitha për koret ofenduese ndaj lojtarëve me ngjyrë të Anglisë. Çështja do të analizohet nga Komisioni i Disiplinës më 16 maj.