Rajoni

Ragmi Mustafa kërkon fundin e dialogut Prishtinë-Beograd

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Serbi, Ragmi Mustafa, thotë se bisedimet Prishtinë-Beograd nuk mund të zgjasin deri në pafundësi. Sipas tij, “Ka ardhur koha që dialogu të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, ndërsa vlerëson se “Nuk ka rrugë tjetër përveç njohjes së shtetit të Kosovës”. Ndërkaq, Mustafa shprehet se “Gjendja në Luginën e Preshevës, mbetet e njëjtë” dhe se “Nuk ka ndonjë përparim për realizimin e të drejtave të shqiptarëve”.