Aktualitet

Rama: “Erdhi momenti për të intensifikuar kontrollet fizike të banesave”

Ndërsa po shkojnë drejt fundit operacionet e kërkim shpëtimit të asistuara dhe nga ekipe emergjence nga një sërë vendesh europiane, tashmë po kërkohet vëmendje për sigurinë e ndërtesave. Në këtë porosi u ndal kryeministri Rama sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë. Sipas Ramës, “Eshtë momenti për të intensifikuar kontrollet fizike të banesave, të godinave e për të ndërtuar të gjithë inventarin e tyre të gjendjes fizike e nivelit të sigurisë apo rrezikshmërisë që paraqesin”. Kryeministri bëri të ditur se “Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, i ngritur dje është në fazën fillestare të punës”.