Aktualitet

Rama në Belsh, fton banorët që të orientohen drejt agroturizmit

Takimin e llogaridhënies me qytetarët e Bashkisë së Belshit, Kryeministri Edi Rama e organizoi në pedonalen e re të kësaj qyteze, të ndërtuar nga programi i “Rilindjes Urbane”. Rama ftoi banorët e zonës që të orientohen drejt agroturizmit për të përfituar, siç tha ai, nga lehtësitë që Qeveria ka krijuar për këtë sektor. Kujtojmë se KLSH paditi në fillim të javës kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafani dhe disa zyrtarë vendorë për shpërdorim detyre e abuzim me fondet. Ndërkaq ai tha se: “Kjo zonë ka potenciale të mëdha në këtë fushë dhe ne ishim në një bujtinë, që kishte shndërruar një shtëpi të harruar në një zonë të vizituar gjithnjë e më shumë”, tha ai.