Aktualitet

Rama në Laç, jep një mesazh për “maskarenjtë që i bien daulleve”

Nga qyteti i  Laçit, në një bashkëbisedim me qytetarët në turin e llogaridhënies publike, i cili po vijon edhe në këto momente, Kryeministri Edi Rama ndër të tjera, u ndal tek taksa për biznesin e vogël. Teksa foli për taksat, Kryeministri tha se për rritje të taksave ankohen ata që nuk paguajnë fare taksa. Ai përsëriti edhe një herë se qeveria ka rritur vetëm dy taksa. “Ne kemi rritur vetëm dy taksa. Taksën për ata që kanë më shumë të ardhura, për biznesin e madh. Oligarkët që ndërtojnë në Tiranë sot paguajnë shumëfish më tepër taksa se më parë. Është ulur taksa për rrogat nën 600 mijë lekë. Kemi ulur taksat për 97% të personave. Më tej, Rama tha se ka edhe për një përgjigje për “maskarenjtë që i bien daulleve”, siç i quajti ai, që më shumë investime bëhen në jug. “Nga programi “1 miliardë për rindërtim” ka katër projekte. Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe Rruga e Arbrit. I vetmi projekt që i takon jugut është nga dalja e Vlorës deri në Llogara. Janë më shumë se 75% e këtij fundi që shkojnë nga Tirana e lartë. Kjo është për maskarenjtë që i bie kësaj daulleje”, tha Rama.