Politikë Zgjedhjet 2025

Rama në Lushnjë: Nga numërimi i votave më 11 maj, fitorja më e bukur e PS! Kujtova këtu deputetin e ndjerë Bashkim Fino, besoj se po na shikon nga lart!

Kryetari i PS Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin përmbyllës në Lushnje, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit kujtoi dhe ish-deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ka qenë deputet i Lushnjës.

Rama tha se në 11 maj, mbështetësit e PS brenda dhe jashtë do ti japin PS fitoren më të bukur.

Kreu i PS tha se 3 mandate radhazi, nuk e kanë lodhur PS përkundrazi ata janë të bindur se Shqipëria do të jetë një vend që do të lulëzojë në mes të Evropës.

LEXO EDHE: Fushata, të premten mitingjet përmbyllëse, PS zbret te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Fjala e kryesocialistit Edi Rama: 

Ky mandat i 4-rt do të jetë një moment i rëndësishëm për transformimin më tej të Lushnjes dhe Divjakës në një bazë të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit, të një rrjeti të vërtetë infrastrukture. Nga 11 maji do të dalë fitorja më e bukur për PS.

Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS.

Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnje si në Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur me fitoret tona.

Ne nuk jemi në një ndeshje apo cikël ndeshjesh sportive. Fitorja është vetëm mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.

Ne falë punës dhe mbështetjes tuaj kemi arritur të bëjmë një transformim të madh qe nga qendra  e qyteteve deri në territore ku ne së bashku ja kemi dalë.

3 mandate me radhë nuk na kanë lodhur., na kanë bindur cdo ditë e më shumë se ky vend që po bëhet po lulëzon në mes të Evropës. Por dhe ne do ta bëjmë të lulëzojë. Duke i dhënë atë që i ka mungur në jetë të jetëve, dinjitetin.

Duke i dhënë flamurit të skënderbeut, ismail qemalit, shumë lotëve, shuymë shporesëve, vendin q ëi ka munguar atje në oborrin e Evropës.

Duke i dhënë sot fëmijëve që nuk votojnë dot, gjënë më të madhe, atë që një prind mund ti japë fëmijës së vet, atë që s’na dhanë prindërit tanë, stërgjysëhrit tanë, shpirtin evropian të mishëruar në pasaportën evropiane.