Kryeministri Rama ishte sot në Repartin e Radioterapisë, pranë Spitalit të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndërkaq ai tha se: “Këtu është komplet botë tjetër nga ç’ishte përpara 4 vitesh. Këtu ka qenë depresion. Sigurisht që gjërat nuk bëhen të gjithë përnjëherë, këtu kanë ndryshuar shumë gjëra”. Sipas mjekëve të repartit, është zgjidhur edhe çështja e rimbursimit të herceptinës, medikament i nevojshëm për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Aty është instaluar akseleratori i dytë për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Kjo ka mundësuar dyfishimin e numrit të pacientëve që trajtohen, nga 45 në 90 në ditë.