Në këtë 1 Maj, Kryeministri Rama vizitoi stendat e Panairit të Punës, të hapur në Sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet. Rama theksoi se “Punësimi nuk duhet kërkuar vetëm në shtet”, ndërsa nuk kurseu dozat e ironisë. Sipas Kryeministrit, “Tregu i punës kërkon profesionistë”, ndërsa shtoi se dorëzimi i kërkesave duhet bërë pranë Zyrave të Punës, të cilat bëjnë ndërlidhjen me bizneset.