Aktualitet

Rama: Shqipëria do ta kishte më të lehtë të hynte në Amerikë se sa në BE

Duke folur në aktivitetin për “Trashëgiminë Kulturore” në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama ironizoi kur tha se do të ishte më e lehtë nëse do të kishte negociata për t’u bërë pjesë e SHBA-së, pasi nuk do të duhej të bindeshin 27 koka. Ndërkaq duke komentuar për zyrtarë gjermanë që kanë folur me skepticizëm për anëtarësimin e Shqipërisë, Rama tha se janë koka lajmesh në Shqipëri, por në vendin e tyre nuk u bie radha.