Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në mbrëmje një takim me presidentin Ilir Meta. Takimi është bërë në zyrën e kreut të shtetit në Presidencë rreth orës 19:00. Mësohet se në takim është diskutuar për negociatat me Greqinë dhe çështjen e Teatrit Kombëtar. Takimi mes dy krerëve të lartë të shtetit u zhvillua jashtë vëmendjes së mediave.