Aktualitet

Rama u bën thirrje qytetarëve të mos kthehen në banesat e dëmtuara por tu drejtohen qendrave sociale

Ekspertë të vendeve të Bashkimit Europian që kanë ardhur e priten të vijnë do të punojnë për të vlerësuar qëndrueshmërinë e godinave, që ky proces të përfundojë në kohë të shpejtë. Ndërkaq, shqetësimi kryesor i banorëve, banesat e të cilëve pësuan dëme lidhet me pjesën se ku do të jetojnë. Një shqetësim i tillë iu përcoll sot kryeministrit Rama, i cili pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë ishte në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Rama i këshilloi të mos kthehen në banesat e shkatërruara e të mos rrinë jashtë në të ftohtë e në shi, por t’u drejtohen qendrave sociale. Ndërkaq, të shumtë janë ata që për shkak të frikës janë strehuar në çadra e hotele.