Llogaridhënia e Qeverisë vijoi sot në Elbasan. Fillimisht, Kryeministri Rama u ndal në Panairin e Punës ku shifrat tregojnë ulje të papunësisë, ndërsa zyrat e punës, kanë punësuar deri tani, 400 persona në Qarkun Elbasan. 500 të tjerë u dërguan për formim profesional. Më tej, Rama u ndal në Cërrik ku pati ankesa për papunësinë, ujin e pijshëm, sistemin vaditës, energjinë e dobët elektrike. Ndërkaq, pati kritika për cilësinë e kontrollit mjekësor falas dhe aksesin në shëndetësi. Për problemet e tjera, Rama i orientoi te portali shqipëriaqëduam.al.