CIA e përkufizon si “të varfër”, mjedisin e biznesit në Shqipëri. Agjencia Amerikane e Inteligjencës publikoi raportin lidhur me zhvillimet ekonomike të 2017-ës. Për vendin tonë theksohet se “Nga 2014-ta, ekonomia është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme. Por, lidhjet e ngushta të tregtisë, remitancave dhe sektorit bankar me Greqinë e Italinë, e bëjnë të prekshme ndaj efekteve të kapërcimit të krizave të mundshme të borxhit dhe rritjes së dobët të Eurozonës”. Ndërkaq, furnizimi me energji elektrike i vendit vlerësohet si i pabarabartë, pavarësisht përmirësimit të kapaciteve të Sistemit të Transmetimit.