Shqipëria e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo theksohet në raportin e fundit të “Save the Children”, të titulluar: “Shumë fëmijë të përjashtuar”. Vendi ynë renditet i 77-ti në listën me 175 shtete. Po në Ballkan, Shqipëria rezulton me vdekshmërinë më të lartë. Një tjetër fakt i theksuar në dokumentin e “Save the children” është se rreth 8.5% e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor.