Showbiz

Reagon Mustafa Nano për flamurin e postuar nga Dua Lipa: “Duhet të na e kursente atë që bëri”

Sigurisht nuk mund të mungonte mendimi i Mustafa Nano rreth ngjarjes së mungesës së Kosovës si shtet i pavarur në hartën e “Apple” që zëmëroi shumë persona dhe bëri shumë personazhe të famshëm me në krye Dua Lipën që të reagonin.

Moderatori dhe analisti gjatë monologut të emisionit të tij foli edhe për veprimin e këngëtares shqiptare duke e vlerësuar fillimisht për promovimin e vlerave shqiptare por duke theksuar se mund të na e kursente të gjithëve këtë urrejtje online.

Sipas Nanos, Dua në këtë mënyrë bëhet pjesë e lojrave politike dhe një iniciative ndërkombëtare, që së fundmi është manifestuar edhe në Hagë, për të vendosur një simetri mes vendeve të Ballkanit.

Ja një pjesë e monologut të tij:

“Kërkesa e Dua Lipës është absolutisht e drejtë. Por ajo nuk u ndal me kaq, të nesërmen ajo publikoi në Instagram hartën e Shqipërisë Etnike, që sytë tanë e panë kur u ngrit në Beograd. Pas kësaj ajo inicioi një peticion online, ndërmjet të cilit i drejtohet “Apple” të përfshinte Kosovën në hartë. Do ta nënshkruaja edhe unë me kënaqësi.

Dua Lipa është një këngëtare e madhe, për mua është këngëtarja më e madhe në botë. E them këtë jo si shqiptar, por si konsumator i muzikës. Por ajo nuk është vetëm kaq, unë e kam ndjekur herë pas here dhe kam vënë re që është një vajzë plot klas, inteligjente. Mua më pëlqen kur ajo nuk ngurron të manifestojë ato sentimentet e veta patriotike.

Dua Lipa, në rastin konkret, e vetme, internacionalizioi një çështje. Diplomacia klasike edhe sikur të aktivizohej me kapacitet të plotë nuk do të mundej ta internacionalizonte këtë çështje.

Por Dua Lipa duhet të na kursente këtë gjë, ajo nuk duhet të bënte lojëra politke. Dhe me hartën ajo ka bërë lojëra politike. Me këto lojëra ajo dëmton edhe imazhin e vetë. Por jo vetëm kaq, me tentativa për të bërë lojëra politike, ajo ushqen një lojë që ka filluar jashtë nga faktori ndërkombëtar për idenë e një lloj simetrie në Ballkan. Është një ide që është manifesuar qartazi në Hagë. Një ide që serbët kanë bërë krime, por ja paskan bërë edhe shqiptarët, dhe jemi 1 me 1. Pra një ide e gabuar simetrie.”