Celebrities Gossip Showbiz

Reagon për herë të parë miku i Liam Payne, pasi është akuzuar për vdekjen e tij?

Roger Nores, miku i ngushtë i Liam Payne, i cili u akuzua për braktisjen e këngëtarit të One Direction para vdekjes së tij tragjike, ka reaguar për herë të parë ndaj këtyre akuzave në dokumentarin e titulluar TMZ Investigates: “Liam Payne: Who’s to blame?” Ai ka mohuar çdo lidhje me vdekjen e Liam-it dhe ka insistuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen tragjike.


Nores, i cili ishte bërë mik me Liam-in që në vitin 2020 pas një ngjarje të organizuar nga Vogue në Londër, kujtoi ditën kur ndodhi fatkeqësia. Sipas tij, këngëtari ishte në një gjendje të shkëlqyer shpirtërore dhe mendore. Ai e përshkroi Liam-in si “të ekuilibruar në mënyrë të përkryer” dhe duke qenë në humor të mirë.

Gjithashtu shtoi se artisti ishte duke biseduar dhe bërë shaka me disa amerikanë që ishin aty për një martesë në hotel.


Nores theksoi se kishte vizituar Liam-in tri herë gjatë asaj dite dhe se kishte lënë hotelin vetëm 40 minuta para ngjarjes fatale. Ai shtoi se ishte shumë i tronditur nga vdekja e mikut të tij dhe shpjegoi se kishte ndodhur një incident krejt i papritur, duke shtuar se “kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhte”.

Përkundër akuzave që e akuzonin për braktisje, Nores e hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se Liam ishte rrethuar nga më shumë se 15 persona që ishin aty për ta mbështetur dhe për të kaluar kohë me të. Ai e përshkruajti atmosferën si të qetë dhe pa asnjë të papritur.

Liam Payne, këngëtari i njohur i grupit One Direction, humbi jetën më 16 tetor, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.