Numri i të dyshuarve në hetimin për vdekjen tragjike të Liam Payne është rritur në pesë, pasi dy punonjës të hotelit CasaSur në Buenos Aires janë vendosur nën hetim zyrtar. Njëri nga të dyshuarit është recepsionisti që telefonoi 911 kur ndodhi aksidenti, ndërsa tjetri është një person që ka qenë pjesë e shoqëruesve të këngëtarit në korridorin e hotelit, pak para ngjarjes fatale.
Një foto tronditëse, që ka dalë në media, ka ngritur shqetësime të mëdha për sjelljen e stafit të hotelit, duke përfshirë edhe vendimin për të mos e lënë Liam Payne në holl derisa të arrinin ekipet e shpëtimit. Sipas raportimeve të portalit argjentinas “Infobae”, gjyqtarja Laura Bruniard ka urdhëruar përfshirjen e këtyre dy punonjësve në hetim dhe ka kërkuar që ata të angazhojnë avokatë për mbrojtje. Ata pritet të merren në pyetje nga autoritetet gjatë javës së ardhshme, mes datave 17 dhe 19 dhjetor.
Prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave për vrasje nga pakujdesia ndaj këtyre dy punonjësve, pasi një video e siguruar tregon se ata janë filmuar duke nxjerrë Liam Payne-n nga holli i hotelit pak para se ai të rrëzohej nga ballkoni i katit të tretë më 16 tetor.
Zyrtarët kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes, duke argumentuar se Payne ka mundur të jetë pa ndjenja kur ka rënë, duke iu referuar mungesës së “reflekseve të mbijetesës” gjatë ngjarjes tragjike.