Celebrities Showbiz

Liam Payne ka qenë disa herë “afër vdekjes”?

Liam Payne ka qenë “afër vdekjes” disa herë për shkak të përdorimit të drogës, shumë para rënies fatale nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë, sipas një dëshmie nga mikut të tij, Roger Nores.

Në dokumentet ligjore të siguruara nga TMZ, Nores tregon për problemet e drogës të Liam, duke pohuar se ish-këngëtari i grupit One Direction ka pasur nevojë për t’u “ringjallur” dy herë brenda dy vjetëve.

Nores është i akuzuar për braktisjen e Liam para rënies fatale në tetor dhe po mbron veten kundër akuzave penale duke folur për varësinë e Liam.

Ai tregon se këngëtari ka kaluar vitin e fundit në rehabilitim, por trajtimi nuk ka pasur sukses, dhe varësia e tij është përkeqësuar, deri në përdorimin e drogëve më të forta si heroina.

Në dokumentet, Nores thotë se Liam ka qenë “afër vdekjes” në shtator 2023, për shkak të një “intoksikimi të rëndë”, që e detyroi të qëndrojë tre ditë në spital në Itali. Më pas, Liam u shtrua në spital dy herë në Londër në fund të vitit 2023, dhe në një rast u transportua me ambulance dhe mjekëve i duhej ta “ringjallnin”.

Pavarësisht këtyre incidenteve të rrezikshme, Nores thotë se varësia e Liam u përkeqësua gjatë vitit 2024.

Ai tregon se Liam shkoi në një rehabilitim në Spanjë në mars, por e la atë para se ta përfundonte dhe pastaj ra përsëri në varësi. Më pas, një situatë e frikshme, e ngjashme me atë më parë, ndodhi sërish në prill.

Roger i thotë gjykatës se nuk është përgjegjës për vdekjen e Liam, duke theksuar se ishte një mik që e donte shumë dhe e ndihmoi me të gjitha mundësitë, madje duke shpenzuar paratë e tij për ta ndihmuar, por sërish kjo nuk ishte mjaftueshëm për ta shpëtuar.