Aktualitet

Reforma e ujit, Gjiknuri: Mbi 50% e bizneseve nuk janë pajisur me ujëmatësa!

Bashkitë që nuk përmirësojnë gjendjen e ujësjellësve nuk do të kenë financime, dhe do t’i kalojnë për menaxhim shtetit ose bashkive me performancë më të mirë. Deklarata u bë nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë analizës Vjetore të Ujësjellës-Kanalizimeve. Ministri u shpreh se sipas verifikimeve, mbi 50% e bizneseve nuk janë pajisur me ujëmatësa.