Ekspertë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë zbarkuar në Bangladesh për të takuar refugjatë Rohingya. Janë me mijëra myslimanët e shpërngulur nga Mianmari për shkak të dhunës qeveritare. Të vendosur në disa kampe në Bangladesh, ata kërkojnë mbrojtjen e OKB-së për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Mianmar.