UEFA publikoi rënditjen e skuadrave më të mira evropiane të të gjitha kohërave. Vendi i parë i takon Realit të Madridit që para pak ditësh, fitoi Champions League-n e 13-të në historinë e tij. Reali ndiqet nga Bayern Munich-u në vendin e dytë, dhe Barcelona në të tretin. “Top 10”-ja plotësohet nga Manchester United, Juventus, Milan, Benfika, Porto, Liverpool e Arsenal.