Gossip Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky bëhen prindër për herë të tretë, zbulohet emri i vajzës!

Rihanna dhe A$AP Rocky kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, duke e bërë edhe një herë lajmin kryesor në botën e showbiz-it. Vajza e çiftit, e quajtur Rocki Irish Mayers, erdhi në jetë më 13 shtator 2025, duke ndjekur traditën e familjes që çdo emër të fillojë me shkronjën “R”.

Çifti janë tashmë prindër të dy djemve: RZA, tre vjeç, dhe Riot, dy vjeç.

Shtatzënia e fundit e yllit të muzikës u konfirmua në Met Gala 2025, ku Rihanna shfaqi barkun me një stil unik nga Marc Jacobs.

Gjatë muajve të pritjes, ajo mahniti publikun me paraqitjet e saj plot stil, mes tyre me një set transparent blu nga Chanel dhe një fustan ngjyrë çokollate nga Saint Laurent në premierën e Los Angeles.

Në këtë event, dy djemtë e saj u shfaqën me kostume Dior të personalizuara nga stilisti Jonathan Anderson.

Nga ana tjetër, A$AP Rocky ka folur shpesh për gëzimin e të qenit baba. Në një intervistë të mëparshme për Apple Music, ai e përshkroi përvojën e prindërimit si “të pashpjegueshme”.

Vajza e tretë e çiftit vjen si një bekim i ri për familjen, e cila vazhdon të mbetet një nga më të dashurat në industrinë e argëtimit.