Gossip Showbiz

ASAP Rocky nxit thashethemet për martesë me Rihannën! “Si e di që nuk jam tashmë burri i saj?”

ASAP Rocky ka rindezur dyshimet për një martesë të mundshme me Rihannën pas një përgjigjeje të paqartë në një intervistë të fundit.

Kur u pyet nga një gazetar nëse mezi priste ditën e dasmës, reperi u shpreh:

Si e di që nuk jam tashmë burri i saj?

-duke mos dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë, por duke shtuar më shumë mister mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

36-vjeçari foli gjithashtu për jetën e tyre private, duke theksuar se pavarësisht agjendave të ngjeshura profesionale, shtëpia e tyre mbetet një hapësirë e shenjtë për familjen.

Ne nuk flasim shumë për punën, sepse jemi gjithë kohës të zënë me të. Kur kthehesh në shtëpi, ka të bëjë me familjen, marrëdhënien dhe shtëpinë tënde. Jo me gjithçka tjetër

Çifti, i cili u bë publikisht bashkë në fund të vitit 2019, është në pritje të fëmijës së tretë. Rihanna dhe Rocky tashmë janë prindër të dy djemve, RZA dhe Riot.

Reperi tha se këtë herë shpreson për një vajzë, duke theksuar:

Ndjej se do të jetë vajzë. Kjo shtatzëni është shumë e ndryshme nga të mëparshmet. Mund ta kuptosh nga përvoja.

Rocky më herët e ka quajtur Rihannën “gruan” e tij në intervista, ndërsa edhe vetë këngëtarja ka lënë të kuptohet për një martesë të mundshme, duke e mbajtur gjithmonë privat jetën e saj familjare.

Në Met Gala 2025, Rihanna i dha një përgjigje enigmatike një gazetareje që e pyeti për një martesë sekrete:

Jo, vajzë, a nuk e di që unë i mbaj sekretet shumë mirë?

Thashethemet për një martesë mes tyre mbeten të forta, por as Rihanna dhe as ASAP Rocky nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare.