Gossip Showbiz

Rihanna feston 20-vjetorin e albumit debutues “Music of the Sun”! “Falenderoj Zotin, Ai ka qenë…”

Rihanna ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj – 20 vjet nga publikimi i albumit të parë “Music of the Sun”, që e bëri të kalonte nga Barbadosi drejt skenës botërore të muzikës.

Këngëtarja 37-vjeçare dhe sipërmarrësja e Fenty Beauty ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale, ku falënderoi fansat për mbështetjen që nga fillimet e saj.

E lashë vendin tim, kulturën, ushqimin dhe familjen për të nisur një udhëtim që filloi me albumin tim të parë. Shumë prej jush më keni mbështetur që nga fillimi, e disa më jeni bashkuar më vonë në këtë rrugëtim. Jam përjetësisht mirënjohëse – secili prej jush ka luajtur një rol të rëndësishëm

Albumi debutues, i publikuar në vitin 2005 pas nënshkrimit të kontratës me Jay-Z dhe Def Jam Recordings, përmbante hitin “Pon de Replay”, i cili arriti vendin e dytë në “UK Singles Chart” dhe “Billboard Hot 100”.

Ky projekt i hapi rrugën një karriere të jashtëzakonshme, me tetë albume të tjera të suksesshme, nëntë çmime “Grammy”, 12 “Billboard Music Awards” dhe nominime për “Oscar” e “Golden Globe”.

Përveç muzikës, Rihanna ka ndërtuar një perandori miliardëshe me markën e saj “Fenty Beauty”, të themeluar në vitin 2017.

Për të shënuar këtë përvjetor të veçantë, ajo njoftoi lançimin e një seti ekskluziv me mallra dhe kuti vinili të albumeve të saj.

Faleminderit për 20 vitet e para më të mrekullueshme ndonjëherë! Falënderoj Zotin, Ai ka qenë shumë bujar me mua dhe Lavdia i takon Atij