Një rrymë e re mode po përhapet me shpejtësi në pasarela dhe rrjete sociale: “nonnacore”. I frymëzuar nga garderoba e gjysheve ballkanike, ky stil ndërthur nostalgjinë me estetikën vintage, duke sjellë në modë shamitë e mëndafshta me printe të guximshme, çantat e vogla të dorës dhe fundet klasike.
Termi është përqafuar tashmë nga revista dhe blogerë ndërkombëtarë, ndërsa edhe yje të pop-kulturës si Rihanna e kanë përfshirë në stilin e tyre, duke e kthyer “nonnacore” në fenomen të përmasave globale.

Në rrjetet sociale, etiketa #nonnacore shoqërohet shpesh me përshkrime si “vintage, i pazakonshëm dhe plot hijeshi të ekzagjeruar.”
Ky rikthim i elegancës së harruar shihet si një kundërpeshë ndaj minimalizmit modern: i guximshëm, emocional dhe nostalgjik.
Nga sheshet e qyteteve deri te sfilatat e modës, “nonnacore” po tregon se stili i gjysheve nuk plaket kurrë.