Aktualitet

Rikthehet dimri/moti surprizon edhe këtë javë!

Ditët që na risollën sezonin veror do t’i lëmë pas në javën që sapo ka hyrë dhe duhet të përgatitemi të mbajmë çadra me vete, të paktën që nga kjo e mërkurë e për një javë. Bashkë me reshjet do të kemi edhe ulje të temperaturave.

Na vjen keq t’ju zhgënjejmë por planet që keni bërë duhet t’i anulloni!

Ndërsa sipas shërbimit MeteoAlb, sot ato variojnë në vlerat ditore nga 10 në 30 gradë celcius dhe pritet që më përkeqësimin e motit të luhaten nga 7 në 25 gradë celcius.

Në relievet kodrinore-malore këto reshje pritet të jenë në formën e shtrëngatave. Dita e parë e javës do të jetë me mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat do të luhaten nga 19 deri në 24°C.

Mot i kthjellët e me diell do të mbajë edhe gjatë ditës së martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 25°C. E mërkura parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 15 deri në 19°C.