Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pushtoi ekranet dhe zemrat e miliona fansave në mbarë botën, “Wednesday” rikthehet me sezonin e dytë dhe këtë herë është më i errët. Pjesa e parë e këtij sezoni të ri publikohet sot, më 6 gusht, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e enigmatikes Wednesday Addams. Sezoni i dytë premton të zbulojë sekrete të fshehta dhe ngjarje që do të trondisin botën e Nevermore Academy.
Ky serial që tashmë ka bërë namin global, do të jetë sërish në dispozicion në platformën e njohur Netflix, ku fansat do të kenë mundësinë të zhytën në një botë të errët dhe plot tension. Pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdimësi të ngjarjeve që premtuan të jenë edhe më emocionuese, plot kthesa dhe mistere që do t’i mbajnë të gjithë në ankth deri në fund.
Ndërkaq, platforma Netflix publikoi një seri titujsh që tërhoqën vëmendjen e audiencës dhe mini-seriali “Untamed” fitoi shikuesit dhe arriti në krye të listës më të shikuarve që në javën e parë pas publikimit të tij. Hiti më i fundit global i transmetuesit është një mister plot tension i vendosur në Parkun Kombëtar Yosemite dhe tashmë po kryeson listat në të gjithë botën.
“Untamed” përfshin gjashtë episode, me protagonist Eric Bana dhe sapo debutoi në vendin e parë në listën më të shikuar të Netflix pasi grumbulloi më shumë se 24 milionë shikime që nga publikimi i tij të enjten e kaluar. Seriali tani është titulli më i shikuar në platformë në plot 76 vende. Si kritikët ashtu edhe fansat bien kryesisht dakord për serialin dhe kur bëhet fjalë për vlerësimet në Rotten Tomatoes, një raport i qëndrueshëm prej 79 përqind dhe 72 përqind është diçka që nuk e shihni shpesh.