Gossip

Rikthim bombë pas 10 Vitesh! Leona Lewis zbulon albumin e ri që fansat po prisnin?

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të mëdha për entuziazëm! Këngëtarja britanike ka konfirmuar zyrtarisht se është duke punuar në një album të ri, i pari pas më shumë se një dekade, i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

Fituesja e “X Factor” në vitin 2006, tashmë 40 vjeçe, po jeton një moment të rëndësishëm në karrierë, teksa aktualisht është në shfaqje në Las Vegas dhe po performon për publikun amerikan.

Albumi i ri shënon një rikthim të shumëpritur për artisten, e cila vitet e fundit ka qenë mjaft selektive me projektet muzikore.

Albumi i saj i fundit, “I Am” (2015), arriti sukses të moderuar duke u renditur në vendin e 12-të në Britani dhe të 38-tin në SHBA, me këngë si “Fire Under My Feet”, “Thunder” dhe “I Am”.

Në një deklaratë për “The Sun”, Leona u shpreh:

Ka qenë një punë e vërtetë me dashuri dhe planifikoj të ndaj muzikë vitin e ardhshëm

-duke lënë të kuptohet se ky projekt ka një rëndësi të veçantë personale për të.

Me albume të suksesshme si “Spirit”, “Echo”, “Glassheart” dhe hitet e paharrueshme “Bleeding Love” dhe “One More Sleep”, pritshmëritë për rikthimin e saj janë më të larta se kurrë.

Njoftimi vjen pak kohë pas anulimit të një koncerti në Las Vegas për shkak të problemeve me fytin. Përmes Instagramit, Leona siguroi fansat se po pushon për t’u rikuperuar dhe se do të rikthehet më e fortë, ndërsa mbështetja nga ndjekësit nuk ka munguar.