Sport

Rikthim me barazim në “Selman Stermasi”, Tirana dhe Flamurtari ndajnë pikët!

Tirana barazoi 1-1 me Flamurtarin në ditën e rikthimit në stadiumin “Selman Stërmasi”, takim ky që shkoi për llogari të javës së 3-të të kampionatit.

Bardheblutë kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Tabeku përfitoi në maksimum, duke dërguar topin në rrjetë.

Vlonjatët provuan të gjenin golin e barazimit, patën disa raste por nuk e bënë dot diçka të tillë gjatë fraksionit të parë të ndeshjes.

Në fillimin e pjesës së dytë nuk fal Sami, i cili me një të majtë nga brenda zonës, ndëshkoi Tiranën.

LEXO EDHE: Mbledhja e KE-së së UEFA-s në Shqipëri, Ceferin falënderon Presidentin Duka: Organizim perfekt, kënaqësi e vërtetë bashkëpunimi me FSHF

Vendasit lëshuan sinjale me Voglin, me këtë të fundit që shkaktoi “drithërima” me një goditje nga distanca. Flamurtari për pak sa nuk përmbysi llogaritë me Ramirez, por Marku u shndërrua në hero, duke shmangur golin.

Sfida përfundoi në barazim, me trajnerin e ri të Tiranës, Roberto Bordin që debuton me “iks”. Të besuarit e Bordin renditen në vendin e nëntë me 2 pikë.

LEXO EDHE: Pas 85 vitesh një tjetër shqiptar bardhezi, pasaporta shqiptare dhe nënshkrimit i Zhegrovës gati një shekull pas Lushtës

Në krahun tjetër, Flamurtari është në vendin e shtatë me po aq pikë. Në sfidën tjetër, Egnatia mundi 0-1 Bylisin me golin e Ruçit, duke arritur fitoren e parë në këtë kampionat.

Sot në orën 19:00 luhet kryendeshja e javës, Vllaznia – Partizani. Nesër, po në orën 19:00 zhvillohen ndeshjet Teuta – Vora dhe Elbasani – Dinamo.