Showbiz

Rita Ora: “Dashuria për mua nuk është më prioritet”

Këngëtarja e dashur me origjinë shqiptare, Rita Ora së fundmi ka dhënë një intervistë për “Marie Claire” ku ka rrëfyer si rrallëherë për dashurinë.

Ajo u shpreh se fansat e saj e këshillojnë gjithmonë që të mos bie menjëherë në dashuri, ta marrë lehtshëm pasi duket se në marrëdhëniet e saj, Rita përfshihet shumë herët emocionalisht.

“Unë kam dashuruar gjithmonë por tani dashuria nuk është më prioritet për mua, ka kohë që nuk është dhe unë ndihem mirë” ,-tha ajo duke shtuar se publiku nuk ka pse të jetë më kurioz për jetën e saj private.