Këngëtarja e famshme nga Kosova, Rita Ora shkëlqeu me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris.
Ajo prezantoi koleksionin e saj të ri në bashkëpunim me “Escada” që u prit mjaft mirë nga të pranishmit.
Rita ishte e veshur e gjitha me të kuqe dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen gjatë shfaqjes në event.
Kjo nuk është hera e saj e parë që ka bashkëpunuar me markën e njohur “Escada” dhe mesa duket Rita i është futur seriozisht biznesit të modës.