Romancës mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut po i afrohet fundit. Peniani e cilësoi “për të ardhur keq” sjelljen e Uashingtonit gjatë bisedimeve të fundit për programin e saj bërthamor. Në komunikatën e Koresë së Veriut thuhej se sekretari i shtetit gjatë vizitës së tij, kishte vepruar ndesh atmosferës së samitit të Donald Trump dhe Kim Jong Un. Aty thuhet se Mike Pompeo ushtroi presion të njëanshëm ndaj Penianit për të braktisur armët bërthamore.