Shumë personazhe të njohura të botës së artit kanë kujtuar përmes postimeve në platformat e tyre sociale luftën e Kosovës.
Këtë periudhë bëhen 20 vite që nga bombardimi i forcave të NATO-s në Sebi kur përgjatë luftës së asaj kohe, në muajin shkurt-mars të vitit 1999, mijëra qytetarë të Kosovës braktisën shtëpitë e tyre për t’u strehuar në Shqipëri.
Një ndër ato personazhe është edhe këngëtarja shumë e dashur e publikut, Rona Nishliu e cila ka rrëfyer se përgjatë këtyre dy muajve, lufta e Kosovës që shkaktoi kaq shumë vuajtje i rikthehet në ëndrra.
“Forca ushtarake serbe, gërmadha, gjak, vuajtje, frikë, më vijnë në ëndrra dhe zgjohem me djersë të ftohta” ,-tha ajo ndër të tjera në një postim të ndjerë në Instagram.